E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret indiferente ndaj protestes se opozites

Pavarësisht protestës së opozitës qytetarët nuk i kanë prishur planet e fundjavës. Për ta, ajo bëhet për motive politike dhe banorët e kryeqytetit shprehen se kanë zgjedhur t‘i qëndrojnë larg. Shumë prej tyre indiferentë për atë çfarë po ndodhte përpara selisë së kryeministrisë, kanë përfituar nga koha e bukur për të shëtitur me familjen. Disa për të pirë kafe me miqtë. Të tjerë kanë përfituar nga pushimi për të bërë blerjet për javën që nis.
Në kryeqytet jeta ka vazhduar normalisht. Megjithë thirrjet e opozitës për t‘u mbledhur në protestë pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë shqetësuar për të prishur fundjavën në shërbim të asaj që ata e kanë cilësuar qëllim politik .
Duke mbajtur qëndrim shpërfillës ndaj protestave, apo mitingjeve te tjera politike, qytetare të shumtë kanë preferuar të kalojnë një fundjavë të qetë në qytetin bregdetar të Durrësit. Ata i ka tërhequr ajri i pastër që të ofron ky qytet në këtë periudhë të vitit. Pjesa me e madhe e tyre kanë preferuar të shëtisin përgjatë bregut të detit, të pinë një kafe, apo edhe të drekojnë me të afërmit e tyre. Ata i bashkohen dhimbjes së familjarëve për humbjen e të afërmve të tyre, por janë kundër përdorimit dhe manipulimit për përfitime elektorale nga forcat politike.
Qytetarët durrsakë, dhe jo vetëm, kanë nisur të frekuentojnë bregdetin që në orët e para të mëngjesit, duke lënë pas ditët e ngarkuara të javës, për t’ju gëzuar një dite të qetë, larg zhurmës dhe punëve të përditshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›