Grabiten me dhune 850 euro ndalohen dy shtetas

FIER- Policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e dy shtetasve nen akuzen e vjedhjes ne bashkepunim nepermjet ushtrimit te dhunes. Te arrestuarit jane shtetasit Geraldo Mahmutaj 20 vjec dhe Gazmir Xhafa 20 vjec. Sipas policise kete dy shtetas dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kane vjedhur nje shume parash prej 850 euro shtetasit me inicialet E.H ndaj te cilit kane perdorur dhune me sende te forta ne afersi te pallatit ku banonte. Ne momentin e ndalimi shtetasit Geraldo Mahmutaj iu gjeten 250 euro te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Materialet proceduriale te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier.