E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ana shqiptare e Ohrit, do të përfshihet në UNESCO

Shpresë për njerëzit në nevojë, për Pogradecin dhe për mbarë Shqipërinë. Në një takim elektoral në mbështetje të kandidatit për kryetar Bashkie Luan Topciu, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se duhet që tashmë të shkojmë krenarë në rrugën për të qenë qytetarë të denjë evropianë. Mediu ndër të tjera theksoi edhe njëherë se së shpejti ana shqiptare e Ohrit do të përfshihet në UNESCO.
 

Në këtë takim, kreu i Republikanëve i bëri thirrje pogradecarëve që të votojnë Luan Topciun për shkak të vlerave të tij, qytetarisë dhe moralit të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›