Grabiten ne argjendari 40 mije euro bizhuteri

Grabitesit perleshen me pronarin e argjendarise ndersa miku i tij plagoset nga autoret
Kavaje- Dy persona te armatosur bastisin me arme nje argjendari ne qytetin e Kavajes duke marre nje tabaka me unaza te shtrenjta floriri me vlere afersisht 40 mije euro. Ne tentative per te bllokuar grabitjen autoret plagosin Ramazan Gjuzin mikun e pronarit te Argjendarise Pellumb Ylviu. I demtuari eshte derguar ne spital ku pas mjekimit te marre ka dale nga rreziku per jeten.
Ngjarja ndodhi dje ne mbremje ne qytetin e Kavajes kur dy persona iu afruan argjendarise dhe nen kercenimin e armes ndaj pronarit mundem te merrnin nga vitrina nje tabaka te mbushur me unaza te shtrenjta prodhime me ar dhe te zbukuruara me gure te shtrenjte. Policia mberriti me shpejtesi ne vendin e ngjarjes dhe nisi menjehere hetimin per zbardhjen e grabitjes dhe arrestimin e te dyshuarve.
Nga hetimet e para mesohet se pronari i argjendarise Ylviu ishte duke kryer veprimet e fundit te tij ne ambientet e argjendarise ndersa ishte ne prag te mbylljes se dyqanit.
Dy persona te maskuar dhe te armatosur hyne me shpejtesi ne ambientete argjendarise duke i drejtuar armen pronarit ndersa sulmuan tabakane ku ishin objektet dhe bizhuterite me te shtrenjta.
Menjehere pas ketij veprimi pronari ka tentuar te mbroje pronen e tij ndersa ne ndihme i erdhi edhe miku i tij i ngushte Ramazan Gjuzi. Ne perpjekje per te ndaluar grabitesit keta te fundit Gjuzi mbeti i plagsour ne kembe ndersa pronari i argjendarise nuk mori plage nga te shtenat. Nderkaq autoret munden te largohen me shpejtesi nga vendi i ngjarjes bashke me tabakane me bizhuteri vlera e te cilave arrinte ne 40 mije euro.
Policia mberriti ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimin ndersa i demtuari pas dergimit ne spital mundi te kalonte rrezikun per jeten. Dyshimet e policise mbi ngjarjen ishin se autoret mund te kene qene dy persona nen efektin e lendeve narkotike.
Nderkaq ne vendin e ngjarjes ekspertet kane administruar prova te konsiderueshme qe per hetuesit mund te jene te vlefshme gjate hetimit per identifikimin e autoreve.