Kapet i shtati i plazmave shitja e vetures i tradhtoi

Arrestohet i shtati i grupit te plazmave nje dite pas arrestimit te bashkepunetoreve te tij. I teti ne kerkim. Robert Hasa 20 vjec banues ne Tirane u arrestua dje nga policia e Durresit i dyshuar si bashkepunetor ne grupin e grabitjes se plazmave.
Lajmi u be i ditur dje nga burime te policise se Tiranes te cilet thane se arrestimi ishte kryer ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Durresit ku i arrestuari dyshohet se ka kryer disa vjedhje televizoresh plazma bashke me personat e tjere te arrestuar dhe nje te shpallur ne kerkim.
Zbulimi i grupit eshte kryer nga policia fale kapjes se nje veture te markes Reno Klio e vjedhur ne Tirane per te cilen dyshohej grupi. Personi qe e perdorte pretendonte se nuk e kishte te tijen ndersa do ta kthente pasi kishte dashur ta blinte por e kishte refuzuar. Kete fakt perdoruesi i mjetit ia kishte thene nje patrulle policie qe e kishte ndaluar.
Po ashtu ai mesohet tiu kete thene atyre se shitesit e vetures i kishin ofruar disa televizore te shtrenjte perkundrejt nje cmimi fare te lire. Sapo degjuan kete fakt policet i kerkuan bleresit vendin dhe bashke me te ata mberriten ne vendin ku ishin magazinuar sendet e vjedhura duke arrestuar disa nga te dyshuarit.