E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten paratë tek xhamia “Mbret” në Elbasan

Grupi hetimor ka konstatuar se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga porta kryesore e xhamisë e më pas kanë hapur me mjete të forta derën e brendshme të saj, ku kanë marrë në kasën me para që ndodhej brenda xhamisë 

ELBASAN –Një sasia konsiderueshme parash është grabitur sot në xhamine “Mbret” në qytetin e Elbasanit.
Burime të policisë bëjnë të ditur se " mëngjesin e sotëm është konstatuar vjedhja e kasës së xhamisë " Mbret" e cila ndodhet brenda lagjes " Kala".
Grupi hetimor ka konstatuar se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga porta kryesore e xhamisë e më pas kanë hapur me mjete të forta derën e brendshme të saj, ku kanë marrë në kasën që ndodhej e hapur brenda xhamisë një shumë të konsiderueshme parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›