“Shqipëria në NATO”, Topi: Dita e kthesës së madhe
Topi e cilëson anëtaresimin e vendit në NATO një enderr historike për shqiptarët. Duke folur në një konferencë intelektualesh me temë “Shqiperia ne NATO” Topi deklaroi sot se më pas do të vijnë sfida të reja për Shqipërinë.
TIRANE-Presidenti Bamir Topi e cilëson anëtarësimin e Shqipërinë në NATO si dita e kthesës së madhe për të gjithë vendin dhe popullin shqiptar. “Kjo datë do të shënohet në historinë e Shqipërisë si dita e kthesës së madhe, si çasti i rikthimit të Shqipërisë në vendin që i takon, si aleate e besueshme e demokracisë, e zhvillimit, e mirëqenies dhe e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Kjo është merita e popullit shqiptar dhe e Shqipërisë”, theksoi sot kreu i shtetit në fjalën e tij mbajtur para diplomatëve të huaj në konferencën me temë “Shqipëria në NATO”.
”Sot kanë rastin të fillojnë shqetësimet të një jave, e cila do të jetë padyshim historike për popullin shqiptar, për Shqipërinë, pasi sikurse dihet në datën 4 prill, pra në fund të kësaj jave ne kurorëzojmë atë ëndërr, atë aspiratë të thellë të popullit shqiptar” .
Topi theksoi gjithashtu se raportet e Shqipërisë me NATO-n kanë pasur një zhvillim të shpejtë, dinamik e sidomos cilësor, pavarësisht sfidave që i duhej të përballonte.
Por për kreun e shtetit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ka më dyshime. “Në fund të kësaj jave, më 4 prill, në Samitin e Strasburg-Kehl-it, në ditën e shënuar të 60-vjetorit të krijimit të Aleancës, vetëm një vit pas marrjes së ftesës për anëtarësim, Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Organizatën më të madhe të demokracisë dhe të sigurimit, në NATO”, theksoi ai duke shtuar se kjo ëhstë meritë e popullit shqiptar dhe aleatëve ndërkombëtarë.
Procesi i integrimit nuk mbaron me anëtarësimin në NATO. Sipas Presidentit ai është një proces i gjatë kompleks dhe i vështirë që kërkon më shumë përkushtim politik, shfrytëzim më racional të burimeve njerëzore, materiale e financiare, si dhe zhvillim të pagabueshëm të kapaciteteve kombëtare në fushat kryesore.
Presidenti shton se “Këto vështirësi nuk mund të na frenojnë në ecurinë tonë integruese. Ne nuk do të jemi vetëm, ne do të kemi aleatët tanë të vjetër dhe të rinj dhe do të kemi gjithnjë aftësinë për të plotësuar dhe korrigjuar mangësitë tona objektive”.
(d.b/BalkanWeb)