Mirditë, familjet e varfra s’blejnë dot kartat
Të dhënat zyrtare për rrethin e Mirditës flasin se ne 5 kkomuna ende nuk ka filluar procesi i pajisjes se banorëve me dokumentat e reja. Familje ne nevoje shprehen se nuk u dalin te ardhurat per buke jo me per kartat e identitetit
MIRDITE-Në Rreshen niveli i ecurisë së aplikimit të kartave të identitetit varet ngushtë nga buxheti i familjeve të varfëra. Familjet Bushi, Gjoka, Loni dhe Rrapi shprehen se nuk kanë asnjë lloj mundësie financiare për të aplikuar.
“Mezi po përballojmë shpenzimet për bukë, për shkollë për fëmijët dhe jo më të blejmë dokumentat” shprehen disa prej tyre.
Të dhënat zyrtare për rrethin e Mirditës flasin se në komunat e Kthellës, Selitës, Oroshit, Fanit dhe Kacinarit, ende nuk ka filluar procesi i pajisjes se banorëve me dokumentat e reja, e madje as nuk kanë ardhur paisje përkatëse. I vetmi vënd ku qytetarët e kanë të drejtën për aplikuar për kartën e identitetit është Bashkia Rrëshen, por këtu përqindja e atyre që aplikojnë është mjaft e ulët. Nga 9000 banorë që duhet të aplikonin deri në 15 prill, deri tani kanë aplikuar vetëm 1000 të tillë. Por edhe sikur të kishte fluks të aplikuesve puna nuk do të mund të përballohej nga kjo zyre ku janë vetëm dy punonjës dhe procesi komplikohet herë pas herë si shkak i difekteve teknike jo të marra parasysh nga firma Sagem.
(d.b/BalkanWeb)