E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten turistët kinezë nga maskat në Kukës

Grabitje nga maskat, foto arkivi

Maskat në Kukës kanë grabitur disa turistë Kinezë që ndodheshin atje për një tur turistik.

Turistët kinezë janë grabitur gjatë mesnatës në fshatin Ujmisht të Kukësit. Sipas njoftimit të policisë, turistët ishin duke kryer një tur turistik në zonat malore, ndërsa janë ndaluar rrugës për në fshat nga persona ende të paidentifikuar.

Atyre u janë grabitur sendet personale, si aparate fotografikë, celularë, dhe paratë që kishin me vete. Turistët kanë lajmëruar policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e autorëve. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›