E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Dule:Vota jonë për kandidaturën e Nanos

Kryetari i PBDNJ-it Vangjel Dule ka ritheksuar mbështetjen ndaj kandidaturës së ish-kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit. Në një prononcim për mediat pas takimit, Dule ka theksuar se mbështetja për Nanon do të zyrtarizohet edhe nga forumet e partisë.
 

“Shpreh kënaqësinë se e kemi mbështetur Nanon që në momentin e parë të manifestimit të kësaj iniciative dhe është kënaqësi të konstatojmë se ai ka gjeneruar një proces dhe zhvillime pozitive për vendin, një dialog është në zhvillim dhe ato energji pozitive që ishin në fjetje janë rigjeneruar duke kontribuar në atë që të gjithë duam”- tha Dule.

Sipas tij, kandidatura dhe procesi nisur prej Nanos është benefit për demokracinë dhe jetën politike të vendit, ndaj vota e PBDNJ është pro tij. “Duhet që forcat politike ta institucionalizojnë me mbështetjen për postin e presidentit”- shtoi Dule.

Nga ana e tij, Nano theksoi se takime të tilla janë të dobishme për politikën pasi sipas tij ky proces po gjeneron më shumë konsensus në mbështetje të inicativës kombëtare që na bashkojnë me Europën.  “Besoj që të gjitha këto stimuj që vijnë nga ky proces dhe mesazhet që dëgjova sot nga komisioneri Fule për një proces konsensual janë ato që i duhen vendit në një stinë kaq të ngarkuar me sfida” theksoi Nano.
 

Ai ka shtuar se takimi me kryeministrin Berisha do të zhvillohet brenda kësaj jave. “Besoj se do të jetë shumë afër, shpresoj brenda kësaj jave” ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›