E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, miratohet ligji për Gjykatën Administrative

I mbetur pezull prej rreth 3 vitesh si pasojë e mosmarrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës, tashmë ligji për Gjykatën Administrative është miratuar në tërësi në Kuvendin e Shqipërisë me konsensusin e të gjithë deputetëve.
 

Deputetët kanë votuar me 122 vota pro ligjin për Gjykatën Administrative duke marrë parasysh edhe të gjitha amendimet e opozitës.
Projektligji për Gjykatën Administrative parashikon ngritjen e gjashtë gjykatave të shkallës së parë në rrethe dhe një gjykate Apeli në Tiranë.
 

Ngritja e Gjykatës Administrative konsiderohet e domosdoshme nga biznesi, pasi ajo pritet t`i japë zgjidhje në një kohë më të shkurtër mosmarrëveshjeve mes biznesit dhe shtetit apo qytetarëve me shtetin.
 

Ligji aktual parashikon edhe shkrirjen e komisionit të shërbimit civil dhe emërimin e gjyqtarëve në përputhje me kriteret e përgjithshme të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor.

Gjithashtu në seancën e sotme plenare është betuar edhe deputeti i ri i Partisë Socialiste Edison Konomi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›