E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poligamia: Dy binjake dhe kushërira e tyre ndajnë të njëjtin burrë

Dy binjake dhe kushërira e tyre ndajnë të njëjtin burrë

Dy motra Vicki dhe Valeri Darger, 42 vjeç dhe kushërira e tyre Aline 43 vjeç, janë të martuara me të njëjtin burrë, 43-vjecarin Joe .

Të katërt jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre. Ata i përkasin fesë mormone, dhe të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë, secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë.

Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë më Vicki-n dhe kushërirën e saj, Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni mormone në vitin 1990. Pas dhjetë vjet martese ato nisën ta inkurajojnë Joe-n që të niste një marrëdhënie me Valerie-n pasi kjo e fundit po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar, Donald, që kishte pasur gjashtë gra. Në vitn 2000 ai u martua edhe me binjaken tjetër dhe tashmë të gjithë janë të lumtur.

Valerie, që punon në një biznes të familjes për pastrimin me Alinën, shprehet: Fakti që Joe është martuar me Vicki-n, nuk më shqetëson aspak. E marr si shenjë se ai do jetë një bashkëshort i mirë edhe me mua. Kur ishim adoleshente, unë dhe Vicki pëlqenim të njëjtit meshkuj. Mendoja se do ishte mirë sikur të kishim edhe për burrë të njëjtin person .

Ata tentuan ta mbajnë martesën sekret pasi poligamia është e jashtëligjshme megjithëse praktikuesit thuajse kurrë nuk procedohen vetëm në rast se ka prova të dhunës ose mashtrimeve. Tashmë Joe, që aktualisht ka një kompani ndërtimi dhe tre gratë e tij po flasin hapur në mënyrë që paragjykimi për poligaminë të kapërcehet pasi kur ka ndjenjë gjithçka është e lejueshmeNë fund të fundit jeta është e bukur kur kalohet bukurnumri nuk ka rëndësi         /albobserver/           Përgatiti: E. L

Familja me 24 persona

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›