E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, lirohen 10 persona të arrestuar për vrasjen e 5-fishtë

Personat e arrestuar

Policia maqedonase ka liruar sot edhe 10 persona të tjerë, të cilët u arrestuan me akuzën për përfshirje në vrasjen e 5-fishtë në Smilkovçë, në afërsi të Shkupit. Sipas mediave maqedonase mes personave të liruar janë edhe 4 vajza e gra shqiptare që u morën në pyetje.

Në paraburgim kanë mbetur 4 persona tek të cilët policia ka gjetur nga një pistoletë, duke i akuzuar vetëm për armë-mbajtje pa leje si dhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë drejtpërdrejtë të përfshirë në vrasjen në Smillkovçë.

Ndërkohë në Gjykatën Penale mbrëmë vonë në Shkup janë dhënë masat e paraburgimit prej 30 ditësh për pesë të akuzuarit kryesor si kryerës të vrasjes, dy prej të cilëve janë në arrati. Avokati Naser Raufi deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se tre prej tyre janë dërguar në Burgun e Shutkës.  Sipas tij, njëri nga të akuzuarit si kryerës i vrasjes është mbrojtur në heshtje para gjykatësve hetues.

Ndërkohë Feride Bilalli, 60-vjeçarja nga Hotla e Likovës u la e lirë për tu mbrojtur në arrest shtëpiak, për shkak problemeve shëndetësore. Gjykata ka konfiskuar pasaportën e saj.
Gjykata ndaj pesë të akuzuarve kryesor si kryerës të vrasjes së pesëfishtë ka ngritur akuzën për terrorizëm, ndërsa ndaj personave të tjera akuzën për organizim, ndihmë, fshehje të veprës së terrorizmit.
/INA/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›