Mjeku me mori 700 mije leke per babain e vdekur
Robert Rama akuzon mjeket per falsifikim te deklarates se rriskut te operacionit. Ne nuk kemi firmosur
Rrefehet dhunuesi i mjekut Kirurgu me garantoi jeten e babait dhe me tha se ishte operacion i lehte
TIRAN- Kam paguar 1 milion leke te vjetra tek mjeket qe operuan babain tim perpara se te vdiste. Nuk ishte aspak ne gjendje te renduar shendetesore ndersa ne sallen e operacionit u fut me kembet e tij. Keshtu e nis rrefimin e tij 26 vjecari Robert Rama babai i te cilit vdiq dy dite me pare ne sallen e reanimacionit te klinikes se Kardiologjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza pak me pak se nje dite nga momenti i operimit te tij.
E pagova kete mjek 700 mije leke aq sa i kishte kerkuar babait. Ia dhashe ne prezencen e dajes parate dhe ia kisha futur ne zarf. Per mjekun kirurg qe do ta ndihmonte i dhashe 200 mije leke te vjetra ndersa per anestezistin 100 mije.
Tentova ti jap disa para infermiereve por ato nuk i pranuan. Kjo me beri te dyshoj ne fakt por pasi mori parate mjeku me tha se operacioni kishte shkuar mire.
Keshtu pohon 26- vjecari Rama i cili disa muaj me pare braktisi emigracionin me deshiren per te jetuar prane prinderve te tij ne Shqiperi.I zbehur ne fytyre teresisht i pezmatuar rrefen trishtimin e dhimbjen e tij per humbjen e te atit. Edhe pse e ndjen se ka gabuar me veprimin e tij ndaj mjekut duket se nuk ka asnje lloj pendese per veprimin e tij ndersa rrefen historine e semundjes se te atit dhe dhunen ndaj mjekut.
Robert si ndodhi qe u konfrontuat me mjekun
Disa jave me pare ne e kishim te shtruar babain ne spital tek kardiologjia pasi kishte pasur probleme sepse para gjashte vitesh pati pesuar nje infarkt. Muajt e fundit kishte nisur te kishte shqetesime nga diabeti dhe problemet me zemren i ridolen serish. E mbajtem ca kohe ne spital dhe aty na sugjeruan qe te merrnim si mjek kete person pasi ishte mjek shume i mire.
Ne baze te sugjerimeve te tyre kontaktuam me mjekun dhe na la daten e operacionit dhe percaktoi vete gjithcka. Me premtoi se ishte operacioni me i lehte qe mund te behej per zemren. Te garantoj me 99 per qind qe operacioni do te shkoje mire dhe te mos e kesh merak me tha mjeku.
Ai me sugjeroi edhe spitale private por kur me thane qe behej edhe aty nuk u mendova me. Babai u operua dhe mjeku me tha qe operacioni doli me sukses. Dje pardje me mori nena ne telefon dhe me tha se babai nuk ishte mire. U nisa urgjent dhe ne dalje te spitalit pashe mjekun qe vraponte. E ndalova dhe me tha Babai te vdiq.
Mjeku po vraponte per ku
Nuk e di ku po vraponte por se qe ne momentin qe me tha Babai vdiq tentoi te largohej dhe te shmangej. Mbeta pa mend sepse me kishte thene qe s kishte asgje te veshtire dhe pas operacionit mori parate e me tha qe kishte dale me sukses.
Nuk e permbajta dot veten dhe e mora me force dhe nisa ta godas sepse nuk pranonte te vinte dhe te me sqaronte. U futem ne reanimacion dhe nuk e di se si ma kane hequr nga duart. Mes tyre ishte nena ime dhe disa te tjere. Erdhi policia dhe me shoqeruan mua dhe ate ne komisariat. Aty me ra te fiket dhe nuk mbaj mend.
Spitali thote se keni firmosur nje deklarate per riskun e operacionit
Nuk kemi firmosur asnje deklarate te tille. As une as babai e asnje prej pjesetareve te familjes time. Nese ajo deklarate eshte firmosur prej mjekeve ky eshte nje falsifikim.
A e keni paguar kete mjek per operacionin
Pa paguar askush nuk te sheh me sy. Fillimisht pagova nje siguracion prej 1.5 milione lekesh te vjetra per babain ne Institutin e Sigurimeve Shendetesore. Nepermjet kesaj pagese bera nje koronografi dhe sherbime te tjera. Gjithsesi ilacet qe i duheshin tim eti te cilat mi rekomandoi mjeku i kam blere nga xhepi im. Ishin ilace te shtrenjta per te cilat nuk mbaj mend sa kam shpenzuar.
Po para ne dore
Sigurisht edhe parate ne dore. 700 mije leke i dhashe ne zyren e tij mjekut ketij Priftit i dhashe edhe per ndihmesin e tij emrin e te cilit nuk ia mbaj mend. I dhashe edhe per anestezistin.
Jua pati kerkuar mjeku
Babai kishte biseduar vete me te. Une bera sic me tha babai. Bashke me dajen shkova tek zyra e mjekut dhe i dorezova zarfin. Aty kirurgu me siguroi se gjithcka do shkonte mire. Pas operacionit mamaja qendroi ne spital dhe iu jepte infermiereve fasho e sende te tjera qe duheshin. Ika ne pune pas operacionit pasi mjeku me premtoi se kishte shkuar mire. Ne oren 1100 te te martes me mori mamaja te telefon. I kishin thene qe babai kishte vdekur. Asaj i ra te fiket ne spital. U nisa urgjent dhe ndodhi ajo qe tashme te gjithe e dine. Pres qe shteti te veproje dhe te denoje njerez te tille.