E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushton mosparashikimi

Kushton nje pjese te madhe te permbytjeve qe po perjeton Shkodra dhe fshatrat e Nenshkodres. Kushton nje pjese te madhe te demeve materiale qe kane pesuar familjet e permbytura. Kushton nje pjese te madhe te vuajtjeve dhe akthit qe po perjetojne mijera njerez te goditur nga vershimi i ujerave.


Po te kishim pasur nje Bune te thelluar po te kishim pasur nje sistem te pershtatshem hidrovoresh digash argjinaturash kanalesh dhe pritash po te kishim qene me te kujdesshem me sistematike dhe me metodike me shkarkimet e ujerave nga liqenet e hidrocentraleve pra po ti kishim bere qofte edhe pjeserisht te gjitha keto permbytjet do te ishin me te vogla dhe me pak te demshme se sa jane. Nuk ka dyshim se katastrofa eshte edhe natyrore. Por terbimi i natyres ka gjetur shesh pa po ben pershesh.


Nga nje ane te duket se natyra po e tepron me reshjet dhe vershimet e pazakonshme pikerisht per te ndeshkuar e shkundur nje klase politike amatoreske mendjemadhe fjalemadhe pa vizion pa largpamesi qe nuk di ti rendise gjerat sipas rendesise qe kane qe e kujton politiken propagande qe e pandeh drejtimin lope per te mjele qe kenaqet dhe terhiqet pas spektakleve pompozitetit dukjes fasades duke injoruar brendine e gjerave. Reshjet dhe permbytjet nga shkarkimet e hidrocentraleve goditen fort para nje viti ne Shkoder.


Qeveria u kap ne befasi. Ne nje mase te caktuar me gjithe dyshimet e medha qe u ngriten ne lidhje me shkarkimet qeveria edhe mund te justifikohej atehere.


Ka ndodhur edhe gjetke qe nje situate emergjente te kape te papergatitur nje qeveri apo te nxjerre ne shesh dobesite e krijuara pergjate viteve nga mungesa e investimeve.


Goditja e vjetshme nderkaq ishte e mjaftueshme per te provokuar nje analize te detajuar me ekipe shkencetaresh e specialistesh te shkaqeve te vjetra e te reja te permbytjeve ne zonen e Shkodres.


Ishte e mjaftueshme qe deputetet e Shkodres te mos i merrte gjumi pa marre forme dhe pa u vene ne veprim plani i masave per zvogelimin dhe shmangien e katastrofave te tilla per mijera e mijera familje. Ishte e mjaftueshme qe qeveria dhe kryeministri te vinin gishtin mbi plage per te nisur projektet e para domethenese antipermbytje ne radhe te pare thellimin e lumit Buna. Dy here eshte ndryshuar buxheti i shtetit ne vitin 2010 por asnjehere nuk mendoi kush per Bunen.


Paradoksalisht as ne buxhetin e porsamiratuar ne parim per vitin 2011 nuk mendoi kush per Bunen. Ne qofte se permbytjet e para nje viti ne Shkoder nxoren ne drite faktin se nuk ka parashikim dhe parashikues ne oborrin e pushtetit te sotem permbytjet e tanishme skishin nevoje per parashikues gjeniale djalli e mori.


Kete rol e kane luajtur demet e jashtezakonshme te heres se kaluar. Parashikimin e hoqi populli me kurriz. Por pesimi nuk behet me mesim ne strukturen e ngurte te pushtetit dhe qeverise Berisha.


Ky eshte nje moment dramatik per qytetaret dhe demokracine ne vend. Imagjinoni sa e pavlere eshte keshilla apo kritika per nje qeveri qe nuk motivohet per tu korrigjuar as nga pesimet.


Duke pare me syte e tij permasat e katastrofes kryeministri deklaroi dje nga Shkodra se do ti kerkonte ministrit te Financave nje ndryshim ne buxhetin e vitit 2011 per te perfshire thellimin e Bunes ne projektet e vitit. shte veprimi me i pashmangshem qe duhet te vendoset ne top listen e projekteve te qeverise.


Dhe nuk duhet te trajtohet si shume projekte te tjera per te cilet jane dhene nje sasi minimale parash sa per te thene se po fillojme ketu dhe atje. Projekti i thellimit te Bunes nuk duron shakara propagandistike apo elektorale.


Ai duhet te mbulohet me financim te plote dhe te realizohet ne afatin me te shpejte te mundshem. Projekte te tilla nuk kane duk dhe nuk ushqejne shume mburrje te jashtme kur behen por prodhojne shume turp kur nuk behen. Si turpi qe ofron sot per te zgjedhurit e Shkodres dhe per qeverine Buna e shkrete.


Duke kerkuar nga Shkodra ate qe nuk mund te mos kerkohet tashme - perfshirjen e thellimit te Bunes ne buxhetin e ri - kryeministri na tregoi se Buna ishte harruar perseri se u desh nje katastrofe e re me e rende se e para qe dikush te kujtohej.


Mund ta themi njemije here dhe nuk eshte e re te themi se kryeministri ka harruar rruges premtimet e veta te vjetshme per Bunen. Por ketu eshte rasti te flitet edhe per te zgjedhurit qe votohen nga qytetaret. fare bejne ata


A mos edhe ne njerezit e mediave e justifikojme apatine dhe indiferencen e tyre duke shkruar e folur vetem per pergjegjesite e qeverise Kam nje arsye ta ngre problemin edhe ne kete forme. Si ish-deputet i Lezhes se bashku me kolege dhe zyrtare lokale te Qarkut duke sensibilizuar vijueshem kryeministrin dhe ish-ministrin e Bujqesise zotin Emin Gjana ia kemi dale qe bashkerisht te realizojme thellimin e lumit Drin.


Projekti ishte i Akademise se Shkencave. Financimi i buxhetit te shtetit. Nuk eshte zgjidhur gjithe problemi kompleks i permbytjeve ne Lezhe por sic thote populli eshte kapur demi nga briret.


Te jesh parashikues ne kete sfere nuk do te thote te jesh orakull por thjesht te kuptosh dhe te renditesh drejt nevojat e njerezve rreziqet eventuale qe u kanosen atyre burimet e zhvillimit te zones dhe vendit. Investimet duhet te ndjekin kete renditje.


Kaq eshte. Klanet e sotme politike dhe qeveritare nuk e njohin parashikueshmerine si vlere. Ato kultivojne servilizmin dhe interesat e vogla. Shkodra e permbytur eshte nje fotografi e ketij deformimi. Qe kushton shtrenjte shume shtrenjte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›