E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder tani levizet vetem me varka

Ministrat serish ne krye te shtabeve te komunave


Kryeministri Berisha njoftoi edhe caktimin e ministrave ne krye te shtabeve te emergjences te komunave. Keshtu shtabi qendror i emergjences drejtohet nga zevendeskryeministri ne krye te shtabit ne komunen Dajc do te jete ministri i Brendshem ne komunen Bushat ministri i Puneve Publike dhe Transportit ne komunen Velipoje ministri i Mbrojtjes ne komunen Ana e Malit ministri i Bujqesise ne komunen Guri i Zi ministri i Mjedisit dhe Ujerave ne komunen Berdice ministri i Shendetesise ne qytetin e Shkodres ministri i Financave se bashku me kryetarin e bashkise dhe ne rrethina ministri i Arsimit


Kryeministri Berisha ne Shkoder ka theksuar se gjithcka eshte per faj te Alpeve
Evakuim evakuim evakuim Permbytja sapo ka filluar


Kjo ka qene fjala e perdorur 15 here nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e shtabit te emergjencave civile ne Prefekturen e Shkodres diten e djeshme. Jo vetem qe nuk u fol per nje permiresim situate por duket se do te zgjase.


Ne ndodhemi ne nje situate emergjence por me duhet tju them jo afatshkurter sipas parashikimeve te motit qe fatkeqesisht gjer tani kane qene te sakta. Parashikimet e motit jane per nje mot te tille edhe per jo pak dite te tjera.


Ndaj duhet te bejme cdo gje per te evakuuar banoret- u shpreh kreu i qeverise. Nderkohe ai nuk ka lene pa ripermendur se ajo qe po ndodh nuk eshte faj njerezor por i motit. Te mos harrojme se kjo eshte nje situate e krijuar pothuaj totalisht nga lumenjte e Alpeve.


Pra nuk ka qene Drini me deget e tij i cili eshte shume me i fuqishem se keto. Kesaj radhe lumenjte e Alpeve kane pasur nje egersi te papare ka theksuar Berisha. Faktikisht kontributi i Drinit ne kete permbytje ka qene krejtesisht i parendesishem.


E tera eshte rezultat i burimeve te Alpeve qe derdhen ne liqen - riperseriti ai per te krijuar keshtu bindjen se cdo gje eshte thjesht faj i Zotit.


E pavaresisht fajtoreve tani asgje tjeter smund te behet. Ndaj eshte shume e domosdoshme nje evakuim i plote total sepse ditet qe vijne jane te parashikuara dite moti...


Nuk mund te them se ne ditet qe vijne nuk do te detyrohemi te bejme shkarkime edhe me te medha. Kaskada eshte ne nivelin maksimal te tolerances. Kryeministri per te disaten here ka bere thirrje per evakuim maksimal.


Kryetari i Partise Socialiste ka shprehur dje shqetesimin per situaten ne veri te vendit

Rama Shkodra permbytet Shqiperia nuk qeveriset

Shkodra permbytet e ripermbytet e sterpermbytet e do te vazhdoje te permbytet sepse Shkodra si e gjithe Shqiperia nuk qeveriset. Ky eshte vleresimi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per situaten e permbytjeve qe po ndodh ne veri te vendit duke ia faturuar te gjithe kete kreut te qeverise.


Sepse ne kete vend nuk ka nje qeveri te shqiptareve ka vetem nje cete te kusareve te atyre qe vodhen votat per te vazhduar te vjedhin Shqiperine. Te atyre qe rrine mbi kutite e mbyllura se i druhen si djalli temjanit te vertetes qe fshihet ne ato kuti.


Te vertetes se thjeshte se ata nuk duhet te qeverisin por qe duke qendruar mbi kutine e mbyllur garantojne vazhdimin e qendrimit te tyre ne nje pushtet qe nuk u sherben qytetareve qe nuk mendon per qytetaret qe nuk punon per qytetaret- u shpreh kryesocialisti. Ai tha se ne 12 muaj ne harkun e te cileve permbytja eshte kthyer ne norme. Ne harkun e te cileve vijoi lideri i opozites te gjithe njerezit e asaj zone kane hyre e dale ne uje pese here.


Ne harkun e te cileve gjerat qe jane thene e rithene jo vetem nuk jane bere por as nuk jane vene ne rrugen e zgjidhjes. Saliu eshte njeriu i premtimeve te thena jo i premtimeve te mbajtura. Sa here gjendet perballe nje premtimi te pambajtur thote nje premtim te ri. Te gjitha ato perralla qe u tregohen shqiptareve per buxhetin me te madh ne shoqeri e per vepra historike qe do te behen me kete buxhet jane nje mbulese e deshtimit -shprehu vleresimin per situaten ne vend lideri i socialisteve.


Shkon te shohe nivelin e ujit vdes 30-vjecari


Ka shkuar te shohe nivelin e ujit te lumit Drin tek ura e Spatharit por ka gjetur vdekjen pasi eshte shtypur nga treni. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1645 tek ura e Spatharit ne lumin Drin ure ne te cilen kalon dhe linja hekurudhore. Erjon Zef Deda 30 vjec nga fshati Pistull se bashku me nje shokun e tij kane shkuar tek ura dhe kane qendruar duke pare ujin qe kalon me vrull pasi shkarkohet nga hidrocentrali i Vaut te Dejes.


Zhurma e ujit nuk e ka lejuar te degjoje trenin qe afrohej dhe ndersa eshte kthyer per te dale ne rruge ka rene ne shina duke u shkelur nga treni dhe duke gjetur vdekjen e menjehershme. Gjithcka eshte shpjeguar nga deshmitaret okulare ndersa mashinistet kane pohuar se i kane pare dy personat tek parmaku i ures dhe i kane rene borise ndersa viktima befasisht eshte kthyer per te zbritur por eshte perplasur nga treni. A.Dushi

Beqiri Situate e papare ndonjehere


Nje nga banoret e vjeter te qytetit te Shkodres Xhevdet Beqiri tregon per Shekullin se nje situate e ngjashme ka qene Shkoder ne vitin 1963 por megjithate jo ne kete nivel uji dhe jo kaq ne brendesi te qytetit. Kjo e tanishmja eshte e papare ndonjehere.


Megjithate ketu verehet dhe mosmenaxhim i duhur i situates. Ka nje rruge dytesore qe nuk permbytet eshte nga kalaja e Rozafes tek ura e vezeve mes shkolles se Ajasmes dhe ish-repartit ushtarak tek ish-shtepia e pritjes.


shte nje rrugice perballe qe te nxjerr pastaj ne lagjen Tepe ku nuk ka uje. Kjo rruge mund te perdorej. Ne drejtimin normal ajo te nxjerr tek ish-fabrika e miellit por aty ka uje. Mbaj mend me 1963-shin kur ra uji dhe hyri ne qytet kam qene ushtar dhe kemi kaluar andej me kamione me 40 kuintale ngarkese municione pasi aty kalohet me cfaredo makine.


Por tani ka nje problem. Se rruga eshte ngushtuar nga ndertime qe jane bere dhe kamionet nuk i ze por mjetet e vogla qe nuk levizin dot ketej nga uji mund te kalojne. Keta qe merren me kete pune nuk e dine as ku bie ajo dhe jo me ta perdorin. Ajo eshte rruge publike por shteti ka lejuar ndertime qe e kane ngushtuar. Kalohet pa u lagur fare. Ajo ka qene rruge rezerve dhe ne ate kohe kurse tani nuk merret vesh se cfare behet.


Takimi
Malazezet Merrni masa po na permbytni


Te nderhyhet ne zgjerimin ne zonen e Belajve ne Komunen e Dajcit ne menyre qe te mos kete permbytje ne pjesen malazeze qe shtrihet pergjate bregut te Bunes. Deklarata eshte bere nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ne nje mbledhje me specialistet hidrike te Shqiperise pas situates emergjente te krijuar nga permbytjet.


Kjo mbledhje eshte zhvilluar ne Shkoder pasi nje perfaqesi e Malit te Zi ka ardhur ketu dhe eshte takuar me Mediun dhe specialistet. Ne tryezen e perbashket eshte diskutuar dhe jane hedhur ide te cilat do ti paraqiten edhe dy kryeministrave perkates atij te Malit te Zi dhe Shqiperise.


Specialistet hidrike kane dhene disa opsione per zgjidhjen e situates ne menyre qe te mos kete permbytje ne pjesen malazese. Po kjo vetem ne kuader te diskutimeve teorike pasi sic kane theksuar ata duhet te behet nje studim i mirefillte i problemit i cili te shtrihet ne disa fusha.

Thellimi i Bunes nuk mund te behet vetem nga njera pale pasi demtohet tjetra sistemi i shkurtimit te shtratit kerkon projekte te vecanta duhet sqaruar se perse po ndodhin permbytje kaq te shpeshta perfshire dhe domosdoshmerine e pritave malore etj. Keto kane qene disa nga ceshtjet e trajtuara ne takim.


Ne qytetin verior tashme ne shume lagje eshte e pamundur levizja ne kembe. Por me vetem 200 leke te reja ofrohet sherbimi me varke


Shkoder lulezon biznesi i varkave


Uji ne disa vende ka arritur deri ne 60 centimetra mbi asfalt. Dyqanet jane mbyllur. Banoret te papergatitur


SHKODR - Trotuare te mbuluara me uje ku mungesa e shiritave tregues ben qe banoret qe jane te detyruar te levizin te orientohen me ane te tabela ne ane te rruges apo kazaneve te hedhjes se mbeturinave banore qe dalin neper dritare e ballkone e shohin me shqetesim izolimin te tjere qe afrohen deri aty ku mund te kalohet me biciklete dhe shohin pjesen tjeter te qytetareve qe nuk levizin dot apo qe detyrohen te hyjne ne uje deri 60 cm ne asfalt per te levizur.


Jo vetem rruga hyrese e qytetit ne dy krahet e lagjes Xhabije por dhe ajo Liria pjese te lagjeve Dracin e Lugucesme dhe e gjithe lagjja Tophane jane nen mbreterine e ujit i cili ne disa vende ka arritur mbi 1 meter. Shkodra ka pasur te enjten situaten me te papare prej banoreve te saj.


Viti 1963 kujtohet si viti ku uji ka hyre ne brendesi te qytetit dhe ka mbuluar siperfaqe te tera por sic shprehen ata qe kane jetuar ne ato vite nuk ka qene ne keto nivele. As ne janar te ketij viti kur jo vetem Nenshkodra por dhe qyteti u perball me permbytje masive uji nuk ka qene si ne fillim te dhjetorit.


Banoret


Nuk e prisnim kete situate. Kemi pasur uje ne rruge ne janar por jo keshtu. E kemi ndjekur situaten me shqetesim duke pare se cdo te ndodhte ne Nenshkoder por nuk na e mori mendja se po behemi dhe ne keshtu. Jemi te papergatitur dhe duhet levizur per te blere ushqime dhe uje. Nuk kemi as energji elektrike shprehet nje banore e cila ka dale ne ballkonin e pallatit duke pare situaten ne rruge.


Nuk e besonim se do te kishte kaq uje sa te mos levizet as me makina. Na duhet te dalim per te blere rrefen nje tjeter banor qe eshte futur ne uje pasi ka dale te bleje buke.


Situata


Pamja qe paraqet lagjja Xhabije pjese hyrese e brendesise se qytetit i ngjan te pazakonshmes.


Mjete fuoristrade qe tentojne te kalojne dhe kthehen furgone qe nuk mund te hyjne ne Tophane njerez qe shohin me merak per te afermit e tyre qe jetojne andej dhe qe perpiqen te lidhen ne telefon me ta.


Ne rruge sheh njerez te moshave te ndryshme me dhe pa cizme ato te zakonshmet nuk bejne pune te zbathur qe shkojne per te blere ushqim buke e uje dhe me pas kthehen perseri ne banesa. Dyqane te mbyllura pasi uji u ka ardhur tek dera.


Biznesi i varkave


Ne asfaltin e rruges dy varka ofrojne sherbime per qytetaret kundrejt nje pagese prej 200 lekesh te reja. Jane varka private me rrema te pergatitur vete por qe qytetare qe kane nevoje te levizin i perdorin per te qarkulluar neper asfaltin e mbuluar mbi 30 cm uje.

Policia nuk lejon automjetet qe rrezikojne te mbesin te qarkullojne neper rruge ndersa nje kamion i ushtrise qendron per tu mbushur me persona qe duan te shkojne ne destinacione me te largeta ne lagjet e tjera apo ne fshatrat e Nenshkodres ku hyrja me mjete te tjera eshte e pamundur.


Uji i pa pijshem


Ujerat e bardha qe kane mbuluar asfalte e trotuare ne lagjen Xhabije jane bashkuar me ujerat e zeza qe vijne se bashku me ujin e liqenit ku dhe shkarkohen ndersa liqeni ka kaluar mbi rruge. Kjo e ka bere dhe me te rende situaten pasi uji i ndotur sjell dhe papasterti te tjera rreth shtepive e pallateve ne Xhabije.


Bisedat e njerezve jane nga me te ndryshmet Na mbyti prape ky nuk eshte shtet... Me mire keshtu sesa te cahen digat. Nuk ke cfare i ben natyres... Per vete levizin me makina te larta ne nuk kemi as uje e as drita... Mire qe vijne e thone dicka te pakten se kishin mundur mos me ardhe fare.... helikopteret ne qiell kane nisur operacionin per evakuime nga ajri dhe vendi i zbritjes se tyre eshte stadiumi Loro Borici. Shteti duhet te sjelle varka me ushtare qe te na vihen ne sherbim se ne nuk dime as te vozisim.


Duhet shteti te na e ofroje kete ndihme- shprehen banoret e Shkodres. Dhe pse ne situate te pazakonte shkodranet nuk e humbasin sensin e tyre te humorit dhe duke ecur neper uje bejne dhe humor me situaten e krijuar.


Evakuimi


Nderkaq operacionet e evakuimit kane nisur ne mase me varka ajer e makina ushtrie. Kryesisht po evakuohen banoret e fshatrave te Nenshkodres ku situata eshte me e rende por dhe e disa lagjeve te qytetit. Te gjitha konviktet e shkollave te mesme profesionale te Shkodres kater te tille jane vene ne gatishmeri dhe po presin te evakuuar edhe pse pjesa me e madhe e tyre kane shkuar tek te aferm.


Mesimi vazhdon normalisht dhe nxenesit konviktore te cileve u eshte dashur te lirojne ambientet e konvikteve jane strehuar tek shoket e tyre shkodrane. Autoambulanca makina policie e ushtrie me sirena qarkullojne neper rruget e qytetit.


Banoret qe kane uje ne shtepi po perpiqen me menyrat e tyre per tia dale mbane. Disa kane pompa thithese te blera qe nga janari por ata nuk punojne pasi nuk ka energji elektrike por dhe uji nuk ka ku te derdhet.


po ndodh me argjinaturat e ndertuara


Ne Velipoje uji ka kaluar mbi argjinaturen e asit duke e permbytur kete fshat.
Sipas prefektit Cungu argjinatura e Dajcit ku eshte punuar gjate ketij viti ka qendruar por volumi i ujit eshte teper i madh dhe po punohet per ta ngritur me thase me rere.
Ne Darragjat argjinatura eshte care.


Te mos perdoret uji i cezmave


Prita mbrojtese jane vendosur prane nenstacioneve elektrike ne qytet dhe tek stacioni i pompave te ujit te pijshem qe ndodhet afer liqenit te Shkodres. Uji i pijshem eshte klorifikuar dhe po behen analiza. shte kerkuar qe ne katet e larta te pallateve qe perdorin pompa thithese uji qe u vjen ne rubinete te mos perdoret per tu pire por vetem per larje derisa te behen te gjitha analizat perkatese.


Situata e akseve rrugore ne qarkun e Shkodres


Aksi Shkoder - Tirane tek Harku i Berdices eshte i pakalueshem edhe nga mjete te larta.
Aksi Shkoder - Velipoje ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit eshte bllokur qarkullimi pasi ne rruge eshte rritur niveli i ujit.


Rruga per ne fshatin Obot i Vjeter eshte i pakalueshem nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 m


Aksi Shkoder - Kire - Mali i Shoshit - Komuna Shale levizja kryhet me veshtiresi.
Aksi Boge - Theth eshte i pakalueshem ne Qafe-Terthore ka rreth 1 m bore.
Aksi Breg Lumi - Theth eshte i bllokuar si pasoje e shembjes se rruges nga reshjet.
Aksi Tamare-Vermosh i kalueshem me veshtiresi dhe aksi Tamare-Vukel eshte i pakalueshem nga shembjet dhe po punohet per zhbllokimin e tyre.
Aksi F.Arrez-Iballe eshte i pakalueshem nga shembjet dhe po punohet per zhbllokimin e tyre.


Evakuimet e djeshme


Ne fshatin Obot Komuna Ana e Malit 15 familje me 80 vete
Ne lagjen Kiras nga livadet 21 familje me 86 vete
Ne lagjen A. Haxhia nga livadet 7 familje me 28 vete.
Nga Trush i Poshtem Komuna Bushat 60 familje me 200 vete.
Nga fshati Kuc Komuna Berdice 35 familje me 120 vete
Nga Komuna Berdice 70 familje me 290 vete.
Nga Komuna Dajc 35 familje me 130 vete.


Forcat e policise ne sherbim


540 punonjes policie 8 kamione 27 furgone 21 fuoristrada 22 autovetura 4 mjete lundruese


Lajm i fundit
ahet argjinatura braktisen me 540 banore ne Samerisht


Rreth ores 2100 te mbremjes eshte care argjinatura ne Samerisht te Vjeter. Ka qene ne ruajtje deri me tani. Shteti nuk ka qene i pranishem deri mbremjen e kaluar. Shtepite ndodhen poshte argjinatures. Jane rreth 540 banore.


Ne oret e vona te mbremjes pas carjes se argjinatures kane filluar te shtenat me arme nga ana e banoreve. Megjithate askush nga perfaqesues te shtetit nuk ka levizur per te shkuar dhe per te ndihmuar banoret e izoluar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›