Greva, katër minatorë ne gjendje te rende
Edhe pse mjeket i kane urdhëruar te ndërpresin grevën, ata vazhdojnë ngujimin se bashku me dhjete minatorët e tjerë qe zëvendësuan një dite me pare koleget e tyre. Ndërkohë, ish-grevistet po kurohen ne dy klinika private ne Tirane, për shkak te problemeve te shumta shëndetësore nga mungesa e ushqimit dhe nga qëndrimi për një kohe te gjate ne galeri. Jashtë galerive vazhdojnë te qëndrojnë minatorët e tjerë dhe familjaret e tyre. Ne mbështetje te grevisteve mësohet se kane mbërritur edhe dhjetëra minatorë nga Puka e Mirdita.