E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli organizoi maratonen "Une ne NATO", dhuron kupen

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, organizoi dje maratonen "Une ne NATO". Me shume femije nga shkolla te ndryshme te vendit, maratona, e zhvilluar dhjete dite para anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nisi nga Qendra Nderkombetare e Kultures, per t'u finalizuar tek sheshi Nene Tereza. "Kjo eshte maratona "Une ne NATO", sepse secili prej jush, brenda dhjete diteve do te jete ne NATO. Kjo do te thote qe cdo shqiptar, cdo qytetar, cdo burre, cdo grua do te ndjehet me i sigurt. Ju te gjithe jeni kampione", u shpreh Topalli. Kryetarja tha se tashme shqiptaret duhet te ndihen krenare, qe ne nje periudhe rekord, u be e mundur ajo qe dukej e parealizueshme vetem pak vite me pare. "Ky eshte premtimi qe ne i kishim dhene prinderve tuaj, premtim i mbajtur per ju", vijoi Topalli. Ne shenje simbolike, ajo iu dhuroi femijeve nje kupe me rastin e anetaresimit te vendit ne NATO, brenda pak ditesh. Kryetarja eshte kujdesur te dekoroje dhe institucionin e Kuvendit, me flamuret e NATO-s, ne pamjen kryesore nga bulevardi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›