E Shtunë, 31 Tetor 2026

Never say never

Nga Shkelzen Maliqi

Paralajmerimi i sekretarit gjeneral te OKB, Ban Ki-Moonit, per largimin e pjeses dermuese te UNMIK-ut nga Kosova deri ne korrik te ketij viti, eshte ogur i mire se procesi i stabilizimit te shtetit te pavarur te Kosoves po shkon ne drejtim te duhur. Ne kete moment, pra kur Ban Ki-Mooni po e pergatite ekspozene per sesionin e radhes te Keshillit te Sigurimit qe do t'i kushtohet Kosoves, lajmi per demisionimin e UNMIK-ut tregon se itinerari i paracaktuar i zhvillimeve, edhe pse ka vonesa te konsiderueshme, eshte sipas premtimeve dhe pritjeve: nderkombetarizimi i pavaresise se Kosoves nuk mund ta ndalet.

Skeptiket ne radhet tona, p.sh. levizja Vetevendosje dhe nje pjese e opozites, gjithnje kane pare vetem anet e keqija ne procesin e penguar dhe mjaft te mundimshem te njohjes se plote nderkombetare te pavaresise se Kosoves. Mbetjen e UNMIKU-ut dhe kushtezimin e shtrirjes se EULEX-it ata e shihnin si rivitalizim te Rezolutes 1244 te KS, madje si vulosje te fatit te Kosoves qe detyrimisht do te duhej te mbetej ne nje lloj lidhjeje me Serbine. Mbetja e UNMIK-ut edhe per nje kohe, e kushtezuar nga pamundesia qe te evitohet vetoja e Rusise ne KS, ka qene kompromis i momentit, ne menyre qe te krijohen kushtet per vendosjen e misionit te ri te BE-se, EULEX-it, dhe kete ne nje menyre pa presedence, duke e lene formalisht ne fuqi Rezoluten 1244, por duke e zbrazur ate nga permbajtjet esenciale te saja. Para se gjithash, kjo zbrazje e Rezolutes 1244 kuptohet kur krahasohet roli i UNMIK-ut, i cili ka qene administrator i Kosoves, me EULEX-in, qe eshte vetem mbikeqyres dhe jo i veshur me ndonje pushtet, pos ne disa fusha kalimtare qe kane te bejne me garantimin e pozites se minoriteteve, para se gjithash te serbeve, ne Kosoven e pavarur. Skeptiket edhe tash mund te thone se UNMIK-u nuk do te largohet perfundimisht, sepse ne deklaraten e Ban-Ki Moonit kishte nje bisht, pasi qe ai tha se UNMIK-u do te mbetet ne Kosove si nje mision krejtesisht i zvogeluar, duke marre rolin e ndermjetesuesit ne negociatat mes Prishtines dhe Beogradit. Dhe ky ndryshim i misionit, kur sovrani i meparshem kthehet ne nje lehtesues te bisedimeve, eshte dicka qe tregon sa radikalisht zbehet fuqia e UNMIK-ut. Roli i ri i tij eshte qe te kenaq vetem kerkesen e Beogradit per nje ndermjetesim te tille, sepse nuk e deshiron ndermjetesimin e BE-se, por vetem te OKB, ne vazhdimin e bisedave per zgjidhjen e problemeve mes Kosoves dhe Serbise. Ajo qe eshte me e rendesishme ne procesin eshte se me zhdukjen e UNMIK-ut dhe mbetjen e tij si nje levozhge e zbrazet, anulohet praktikisht cdo mundesi qe procesi te kthehet mbrapa. Ambiciet e pakthyeshme te Perendimit per avancimin e pavaresise te Kosoves shihen edhe nje dergimin e misioneve lobiste te SHBA dhe te Britanise se Madhe ne vendet qe ende nuk e kane njohur Kosoven, ne menyre qe pastaj kur te mbushet kupa e njohjeve relevante te behet trusnia edhe ne shtetet e BE-se qe deri me tash kane qene te rezervuara ose refuzuan njohjen e pavaresise se Kosoves. Ne kete kontekst te vazhdimit te presionit per pershpejtimin e zyrtarizimit te pavaresise duhet shikuar edhe vendimin e befasueshem unilateral te Spanjes, qe te terheq trupat e saj nga perberja e KFOR-it, si dhe deklaraten e kryeministrit te ketij shteti se "Spanja kur nuk do ta njeh pavaresine e Kosoves".

Spanja keshtu ne kuader te BE-se merr rolin qe ka Rusia ne Keshillin e Sigurimit, qe te bllokoje ose shtyje promovimin e shpejte te pavaresise se Kosoves me te drejta te barabarta ne institucionet nderkombetare. Spanja, sikurse edhe Sllovakia, Rumania dhe Qiproja (e edhe Greqia per shkak Qipros), me nje vendosmeri me te madhe te shtetit qe ka fuqi me te madhe, ia ka friken menyres se pavaresimit te Kosoves se mos po behet precedente ne marredheniet nderkombetare, duke i dhene keshtu shprese dhe motiv krahinave me levizje separatiste, si Baskia, Katalonia etj. ne Spanje. Te vendet tjera kundershtuese po keshtu kemi te njejtin motiv, ne Sllovaki eshte krahina e banuar me shumice dermuese hungareze, sikunder edhe ne Rumani e kemi Transilvanine, po keshtu me hungareze, dhe Qiproja me problemin e hapur te Republikes Turke e cila e ka veteshpallur pavaresine...

Deklarates se sforcuar spanjolle se kur nuk do ta njeh pavaresine e Kosoves, mbase duhet kundervene ate thenien e njohur angleze "Never say never", sepse koherat dhe kontekstet ndryshojne dhe Spanja ndoshta edhe do te hezitoje gjate per njohje, por te pakten do te kete nje politike toleruese sepse procesi qe po vazhdon dhe e ka perkrahjen e shumices ne BE dhe te SHBA-ve dhe NATO-s, thjesht nuk mund te permbyset. Ajo qe do te kenaqte Spanjen, e edhe vendet tjera dyshuese te BE-se, eshte sigurimi i argumenteve dhe garancave shtese se rasti i pavaresimit te Kosoves nuk eshte precedence qe rrezikon teresine dhe stabilitetin e Spanjes, apo Rumanise, Sllovakise dhe Qipros...

Por, ne kete peshtjellim te zgjatur qe krijon huti dhe pengon edhe zhvillimin me normal te Kosoves ne familjen e shteteve te pavarura, roli kyc mbetet i Serbise, e cila tashti po futet ne krize ekonomike e edhe politike, dhe nuk mund te mbaje gjate dhe pa pasoja politiken e saj kokeforte karshi realitetit te ri ne Kosove. Serbia nuk e ka me fuqine ushtarake dhe potencialet ekonomike dhe politike, qe i ka pasur ne kohen e shperberjes te Jugosllavise.

E rrethuar nga te gjitha anet nga vendet anetare te NATO-s, ose qe se shpejti do te behen pjese e NATO-s, duke luajtur nje bixhoz me rrezik te madh me (mos)anetaresimin ne BE qe kushtezohet me koketimet me Rusine jo edhe aq te fuqishme si nje vjet me pare, Serbia mund te vazhdoje me po ate retorike qe prej tyre e ka huazuar kryeministri spanjoll, "mosnjohjen kurren e kurres te Kosoves", por ama kjo e ka cmimin teper te shtrenjte te riizolimit dhe te vazhdimit te ngecjes dhe te katandisjes se Serbise.

Mire eshte qe deri me sot kemi pas besimin dhe durimin. Nuk ka vend per nervoze te madhe. Pritjet tashme po shpaguhen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›