Kosova ne 10-vjetorin e intervenimit te NATO-s
Nga Arbana Vidishiqi
Dhjete vjet qe prej fillimit te fushates ajrore te NATO-s, Kosova sot gezon shtetin e saj, te njohur nga 56 vende te botes, perfshire ketu Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. E vleresuar nga historiane te shumte si nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e Kosoves, bombat e para kunder caqeve ushtarake dhe policore te Serbise rane me 24 mars te vitit 1999 dhe fushata perfundoi me 10 qershor te po te njejtit vit, me nenshkrimin e Marreveshjes se Kumanoves. Gjate kesaj periudhe, pamjet ne ekranet e mediave boterore tregonin per vrasje te civileve shqiptare dhe nje perndjekje te popullates nga forcat serbe te sigurimit. Vleresimet jane se rreth 1 milion njerez u detyruan te largoheshin nga shtepite e tyre dhe pothuajse po aq edhe u kthyen pas perfundimit te luftes. Fundi i luftes, Kosoven e gjen me me shume se 10,000 te vrare dhe 5,000 te zhdukur, per fatin e te cileve nuk dihej gje. Por, me gjithe dhimbjen, ishte hyrja e forcave paqeruajtese te KFOR-it, me 12 qershor, ajo qe nxori lot gezimi dhe ndjenje fitoreje tek qytetaret e Kosoves. Dita e hyrjes se forcave paqeruajtese njekohesisht shenon edhe fillimin e procesit te perndjekjes se pergjegjesve per krime te renda lufte, per te cilat flitej gjithnje e me shume pas zhvarrimeve qe beheshin neper varrezat masive. Presidenti i atehershem amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet ne Kosove me ato te Hollkaustit, pati thene se "NATO-ja u dha fund perpjekjeve te qellimshme dhe sistematike per spastrim etnik dhe gjenocid".
Dhe, fundi i kesaj politike shenon edhe fillimin e perpjekjeve te kosovareve, te mbeshtetur nga komuniteti nderkombetar, per ndertimin jo vetem te nje shteti qe do te lindte nente vjet me vone, por edhe te nje vendi teresisht te rrenuar nga nje regjim i dhunshem serb. Lordi George Robertson, pas vizites qe i pati bere Kosoves ne vitin 2000, pati thene se "lufta ne Kosove ka qene dhe ende eshte ne interes te komunitetit nderkombetar". "Kosova eshte nje vend i vogel, por gjendet ne nje pike jashtezakonisht strategjike - midis Evropes, Azise dhe Lindjes se Mesme, ne pjesen ku takohen Islami dhe Krishterizmi", pati thene Robertson.