E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit morën vetëm 1 mln lekë nga BKT



1 milionë lekë të vjetra. Kjo ka qenë shuma që kanë grabitur dje persona të armatosur nga filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në rrugën "Myslym Shyri". Ndërkaq policia ka vënë në dispozicion 10 milionë lekë të vjetra për personat që japin informacione lidhur me grabitjen.
Filiali i BKT-së u grabit ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit nga persona të armatosur dhe me maskë.
Policia vuri mbrëmë në pranga rojen e bankës, Asllan Spahia pasi ai ishte larguar nga vendi i shërbimit pak para grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›