Maqedonia në presion për çështjen e emrit
Vizitat e tyre vijnë në kohën kur po shtohen presionet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski, ka deklaruar se do të kërkojë ndihmë nga BE, për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai tha se "për shkak të qëndrimeve maksimaliste të Greqisë, do të kërkohet ndihmë evropiane".
Mandati i Ladi Ashton, një ministre joformale e Jashtme e BE-së, por edhe i presidentit të Këshillit, sipas Milloshovskit mund të ndikonin në arritjen e zgjidhjes. Ai këto deklarata i bëri një ditë para fillimit të vizitave në Shkup të delegacioneve të Parlamentit Evropian dhe Komisionerit për Zgjerim të BE-së.
Ndërkohë më herët, Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski tha se qeveria e tij ka vullnet politik dhe dëshirë që të gjejë zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë
Vlerësohet se ndaj Maqedonisë po shtohet presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit të emrit, sidomos në prag të rifillimit të bisedimeve javën që vjen, kur ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimetz do të vizitojë Shkupin dhe Athinën.
Maqedonia për momentin është e bllokuar në rrugën e saj drejt BE-së. Ajo mori rekomandim për fillimin e negociatave përfundimtare, por pa një datë se kur do të fillojnë ato për shkak të kundërshtimit grek.
BE kërkon nga Maqedonia që gjatë presidencës spanjolle, që përfundon në qershor, të arrijë një zgjidhje për çështjen e emrit.