E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldive, presidenti Mohamed Nashid jep dorëheqjen

MALDIVE - Presidenti i Maldiveve, Mohamed Nashid, ka dhënë dorëheqjen pas përleshjeve të dhunshme në vend.

Revolta shpërtheu pasi policët refuzuan t’i binden urdhrit të tij për t’i dhënë fund protestave.

Gjatë fjalimit të tij në televizion, Mohamed Nashid deklaroi se është në të mirë të vendit, që ai të dorëhiqet duke parë situatën aktuale.

Rrëmujat kanë nisur tashmë prej javësh, kur vetë presidenti urdhëroi arrestimin e një gjykatësi të rëndësishëm. Gjatë ditës pati edhe raportime se ushtria ka marrë kontrollin e vendit, por lajmi është përgënjeshtruar nga një zëdhënës i ushtrisë duke thënë se nuk ka asnjë grusht shteti.

Policia në revoltë mori kontrollin e televizionit shtetëror duke nisur transmetimet me mesazhe drejtuar popullit që të zbresë në rrugë kundër presidentit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›