E Diel, 1 Nëntor 2026

Turisti çek: Nuk e kuptoj se si nuk më gjeti policia, unë kisha ndezur GPS

100_8027Pavel Prazak, çeku që zgjodhi alpet e Shqipërisë për alpinizëm, por që për pak rrezikoi jetën, thotë për Shqip se nuk e di se pse policia nuk e gjeti dot, pasi ai kishte ndezur GPS.

Prazak pësoi një frakturë në këmbë ndërsa ishte në malin e Jezercës. Më pas lajmëruan ambasadën çeke, e cila nga ana e saj njoftoi policinë.

Për ta pasur më të lehtë gjetjen tonë, ne ndezëm GPS, por nuk e kuptoj se si policia shqiptare nuk arriti që të na lokalizonte. Pritëm rreth tri orë dhe pas kësaj i humbën shpresat për ndihmën e policisë. Unë dhe grupi im vendosëm të zbrisnim poshtë në luginë, pasi në majën e malit temperaturat ishin shumë të ulëta. Do të ishte e rrezikshme për jetën tonë nëse do e kalonim natën në lartësinë prej më shumë se 2500 metrash mbi nivelin e detit. Helikopteri na gjeti në mëngjes, kur ne ishim vendosur në luginë, thotë Prezak./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›