E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bie nga kati i 4-t 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 5 të këtij qyteti ku një 27-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka rënë nga tarraca e një pallati 4 katësh.

Menjëherë 27-vjeçari është dërguar urgjentisht në spital dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.
 

Nuk dihet ende nëse 27-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca apo nëse ai ka tentuar të vetëvritet.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›