E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet filiali i një banke në Vlorë

Grabitet në mes të ditës filiali i një banke në qytetin bregdetar të Vlorës. Një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambjentet e bankës dhe nën kërcënimin e armës u ka kërkuar punonjësve paratë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
 

Nuk dihet ende shuma e grabitur por mësohet se ky filial është grabitur për të tretën herë.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›