E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 49-vjeçarit Vasil Kanani.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 19-vjeçari Merdov Dushku i cili dyshohet se ka vrarë mbrëmjen e djeshme 49-vjeçarin Kanani.
 

Në fillim u mendua se dy persona ishin përfshirë në vrasje por pas hetimet rezultoi se 19-vjeçari e kishte kryer i vetëm vrasjen.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëshme në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se vrasja e 49-vjeçarit ka ndodhur për motive banale ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›