E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet kasaforta e patentave, 3 ne ndjekje

Artan Cena

Vidhet kasaforta e Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor ne Tirane. Mengjesi i dites se djeshme ka qene ai, qe policia eshte njoftuar qe tre persona, identiteti i te cileve nuk eshte bere i ditur, kane grabitur, por me pas e kane lene pas, kasaforten e DPSHT Rrugor, me seli ne Tirane te Re, ne te cilen ka pasur nje shume parash dhe dokumente te rendesishme per kete drejtori. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burime te policise se kryeqytetit. Sipas tyre, ne vendin e ngjarjes eshte gjetur nje makine, tip BMW seria 5, e cila eshte bllokuar si prove materiale, nderkohe qe jane marre dhe shenjat e gishterinjve, dhe policia eshte vene nen kerkim te poseduesit e saj, e cila dhe pse me targa italiane, BT 69 JT, ka nje pronar, qe policia nuk ja ka bere te ditur emrin per shkak te hetimeve.

Mengjesin e djeshem eshte vjedhur kasaforta e Drejtorise se Pergjithshme e Transportit Rrugor, nderkohe qe policia ka nisur punen per kapjen e autoreve, te cilet, sipas te dhenave, jane identifikuar ne oret e vona. Gjithcka ka ndodhur dje, ndersa kasaforta eshte gjetur pak minuta me vone, e hapur dhe e braktisur ne nje automjet me targa te huaja. Sipas policise, autoret kane hyre nga dritarja. Ne automjetin e braktisur, policia ka siguruar edhe disa gjurme, te cilat mendohet se u perkasin autoreve qe vodhen kasaforten. Sipas hetimeve, ne kasaforte ndodheshin para dhe dokumente. Burimet e Drejtorise se Policise se Tiranes bene te ditur se mengjesin e djeshem ka ndodhur nje vjedhje ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor, qe ndodhet ne afersi te rruges "Irfan Tomini". Vjedhja eshte konstatuar nga punonjesit e drejtorise ne fjale, te cilet menjehere kane njoftuar policine. Sipas uniformave blu, me t'u njoftuar ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet nga Komisariati nr. 2, te cilet jane ndihmuar edhe nga ekspertet e seksionit kunder vjedhjeve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se autoret e kesaj ngjarjeje jane tre persona te paidentifikuar, te cilet kane realizuar vjedhjen, duke hyre nga dritarja e godines se transportit rrugor. Ata kane marre kasaforten e sherbimit dhe jane larguar me nxitim. Pak me tutje, grabitesit kane mundur te hapin kasaforten, qe e kane bastisur. Por, ndjekja e policise ka bere qe ata te braktisin kasaforten, bashke me nje makine, tip BMW, me targa italiane, "BT 96 JT".

Gjurmet e gjetura nga blute

Policia ka mberritur ne vendin ku eshte braktisur mjeti dhe ka fiksuar disa gjurme, qe jane derguar ne laboratorin e kriminalistikes. Sipas policise, gjurmet u perkasin tre personave, nderkohe qe gjate dites se djeshme jane shoqeruar disa te dyshuar. Policia deklaroi se po punohet edhe per identifikimin e poseduesit te mjetit te braktisur, i cili mendohet se eshte i perfshire ne grabitje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›