E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e 370 mije lekeve nga kasaforta e ujesjellesit

TIRANE - Uniformat blu te kryeqytetit kane njoftoi te enjten arrestimin e tre personave te dyshuar, si autore te vjedhjes ne ndermarrjen e Ujesjelles -Kanalizimeve ne Tirane. Burime zyrtare nga policia kane bere te ditur, se Gentian Kalo, 21 vjec, i denuar me pare per "armembajtje pa leje", Fatjon Lasku, 24 vjec dhe Marjus Serjani, 21 vjec, banues ne Tirane, u kapen ne kushtet e flagrances teksa ndanin me njeri-tjetrin shumen e parave prej 376160 lekesh, te vjedhura ne Ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve. Ekspertet e policise kane arritur te zbardhin edhe mekanizmin e grabitjes se ndodhur mengjesin e se merkures ne kete ndermarrje. Nga hetimet rezulton se vjedhja eshte realizuar me thyerje nga tre te dyshuarit, te cilet kane hyre ne ambientet e brendshme te ndermarrjes permes nje dritareje, duke grabitur shumen e parave ne arken e saj. Behet e ditur gjithashtu se tre te arrestuarve iu sekuestrua me cilesine e proves materiale automjeti tip "Renault", me targa TR 5641 M. Hetimet ne ngarkim te tyre jane duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranes per vepren e "vjedhjes ne bashkepunim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›