E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i pistoletave nga Holanda ne dore te Krimeve te Renda

TIRANE - Pistoletat qe vinin ne vendin tone nepermjet aeroportit te Rinasit kane pasur te njejtin person si dergues te pakos, por dhe prites te saj. Kete fakt e bejne te ditur burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila ka regjistruar dje edhe dosjen ne ngarkim te Agim Shengjonit. Sipas burimeve, sot pritet qe edhe te jepet masa e sigurise ne Gjykate te Krimeve te Renda. Nderkohe qe prokuroria mesohet se ne kerkesen e bere ne gjykata ka kerkuar caktimin mases se sigurise "arrest me burg". Burime nga prokuroria kane bere te ditur se Shengjoni ka qene emigrant ne Holande. Ky i fundit mesohet se ka nisur pakon prej andej, nderkohe qe eshte nisur edhe vete 3 dite perpara per t'i pritur pistoletat e paketuara ne vendin tone. Shengjini eshte paraqitur per te terhequr nje pako postare ne emer te tij, e cila vinte nga Holanda e destinacion kishte Shqiperine, pikerisht qytetin e Elbasanit, ku jetonte edhe Agim Shengjoni. Burime nga ana e prokurorise kane bere te ditur se te tri pistoleta kane pasur si destinacion te tyre shitjen ne vendin tone. Nderkohe qe mbi Shengjonin rrendon akuza e "trafikimit te armeve". Shengjoni sot pritet te perballet me Gjykaten e Krimeve te Renda, ku edhe do te pyetet ne lidhje me menyren e ndjekur per te sjelle armet, arritjen e paketimit te tyre, nisjen pa u vene re nga autoritetet holandeze si dhe detaje te tjera. Nderkohe qe kjo gjykate do te vendose nese do ta caktoje ndaj masen e kerkuar nga ana e prokurorise apo nje mase sigurie me te bute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›