Mungojne reagjentet, analiza vetem per urgjencat
Sonila Isaku
Qe prej dates 15 janar, me urdher te brendshem te Drejtorise se Qendres Spitalore "Nene Tereza" nuk behen me analizat e hormoneve ne laboratorin biokimik. Sipas urdhrit, te leshuar nga pergjegjesja e sektorit, Mirela Shijaku, problemi qendron te mungesa e reagjenteve (solucion qe ndihmon kryerjen e tyre). Analizat do te kryhen vetem per rastet urgjente, ndersa te tjereve edhe pse vijne me rekomandim nga mjeket e spitalit analizen duhet ta bejne te laboratoret private shume afer spitalit, ku kostoja eshte 4500 leke te reja. Nderkohe sasia e reagjenteve qe disponon QSUT eshte e paket dhe mund te perballoje kryerjen e analizave vetem per pacientet, te cilet jane te shtruar ne pavijone qe njihen si raste urgjente. Si gjithmone, zvarritjet ne tender dhe mungesa e fondeve jane shkaktaret per mungesen e ketyre solucioneve te domosdoshme.
Denoncimi
Vetem dy dite me pare mjeket e QSUT-se, vete shefat e pavijoneve kane denoncuar mungesen e reagjenteve, pa te cilet nuk mund te kryhen nje sere analizash te rendesishme gjaku. "Sot ne QSUT "Nene Tereza", ne spitalin me te mire te vendit, nuk behen analizat me te thjeshta te gjakut apo radiografite. Dhe familjaret te na mirekuptojne kur u japim recete qe te blejne medikamente e bejne analiza jashte spitalit, pasi thjesht nuk i kemi ne spital", eshte shprehur ish-drejtori i QSUT-se, Mihal Tase, i cili ka folur ne emer te 100 profesoreve te tjere. E ndersa shefat e pavijoneve dhe mjeket kane dale hapur dhe shprehen per mungesen e medikamenteve, radiografive dhe reagjenteve te analizave, pacientet kane frike te denoncojne megjithese preken drejtpersedrejti. Shumica e tyre u drejton farmacive prane QSUT per te marre edhe vigonat e serumit, ndersa medikamentet e shtrenjta as qe mendohet se i sigurojne nga pavijonet. Ndersa personeli i ulet mjekesor nuk ka kurajen te denoncoje mungesat e ilaceve, pasi mund te humbin vendin e punes.
Mungesat
Ne fund te vitit te kaluar, analizat e hormoneve qe kerkojne reagjente nuk kryheshin per asnje pacient, si per ata me rekomandim nga mjeku, ashtu edhe per ata qe ishin te shtruar. Por, me ardhjen e nje sasie te reagjenteve, u arrit qe te sigurohen vetem rastet urgjente, kurse pacientet e tjere te drejtohen te privati. "Kemi gjithe diten qe presim per te marre pergjigjet, po nuk i dihet se kur dalin, nderkohe qe viziten te mjeku e kam ne oren 12. Me kane mbetur vetem 30 minuta dhe nuk e di ne do te dale pergjigja ne kete kohe", pohon nje prej pacienteve. Nderkohe qe duhet te jene infermieret e pavijoneve, te cilet me rekomandimet perkatese duhet te terheqin pergjigjet e analizave.