E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Inspektorati s'ka prishur antene, por kulle pa leje"

Menjehere pas akuzave te bera nga ana e mediave, ku politikane te kaheve te ndryshme jane shprehur per aksionin e dy diteve me pare te inspektoratit te policise ndertimore ne Dajt, ka reaguar dhe Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve, nepermjet zedhenese se saj, duke mohuar akuzat. "Inspektorati Ndertimor Kombetar Urbanistik ndermori dje disa nderhyrje per prishjen e nje konstruksioni metalik ne tarracen e Malit te Dajtit. Per te sqaruar cdo keqkuptim qe mund te kete lindur per shkak te spekulimeve te bera dje nga televizioni Vizion Plus, sqaroj se INUK nuk ka tentuar te prishe asnje antene te asnje televizioni. Objekt i punes se inspektoratit eshte nje kulle metalike dhe jo nje antene. Antena e televizionit Vizion Plus eshte me shume se 100 m ne distance nga kulla ne fjale dhe, sikurse u vu re dje, transmetimi i ketij televizioni nuk pati asnje nderprerje dhe asnje interference", ka deklaruar zedhenesja e kesaj ministrie, Egla Mehilli. Sipas saj, inspektorati, pasi ka verifikuar qe te gjitha ndertimet ne territorin e Parkut Kombetar te Malit te Dajtit, ku jane te vendosura antenat e te gjitha televizioneve, ka konstatuar se i vetmi ndertim jashte cdo kriteri ligjor eshte konstruksioni metalik, ndaj te cilit eshte marre vendimi per prishje. Kjo do te thote, sipas saj, qe asnje antene e asnje televizioni as edhe e Vizion Plus nuk do te prishet. I vetmi ndertim qe do te prishet eshte konstruksioni metalik i ndertuar gjate muajve te fundit. "Pretendimi se edhe antenat e televizioneve perfshire Vizion Plus jane te paligjshme eshte spekulativ. Antenat eshte e vertete qe nuk disponojne leje ndertimi, por jane ne proces legalizimi, pasi jane ndertuar vite me pare, pra perpara procesit te fotografimit ajror qe perben ligjerisht momentin e ngrirjes se situates ndertimore. Konstruksioni metalik, objekt i nderhyrjes se INUK-ut, eshte ndertuar gjate dy muajve te fundit, pra pas fotografimit ajror, gje qe do te thote se nuk ka asnje mundesi legalizimi", deklaroi Mehilli. Per te, te qenit pronar i nje televizioni nuk te jep as se si te drejten per te shkelur ligjin. Pasi mund te kete shume qytetare te Tiranes, te cilet do te donin te ndertonin kulla, lokale apo shtepi banimi ne Parkun Kombetar te Malit te Dajtit, por ligji nuk i lejon dhe per sa kohe ligji nuk lejon qytetare te thjeshte nuk ka se si te lejoje nje pronar televizioni. "Perpara ligjit qofte pronaret e mediave vizive, qofte gazetaret, qofte inspektoret e INUK-ut, qofte dhe cdo qytetare i ketij vendi jane te barabarte", tha ajo. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›