E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria njeh opozitën siriane

Qeveria shqiptare njeh opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian.

Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ku ndër të tjera kreu i qeveirisë thekson se “Shqipëria i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian”, transmeton BW.

Sipas kreut të qeverisë, “Shqipëria do të japë një ndihmë me shumën prej 100 mijë dollarësh refugjatët sirianë në Turqi dhe është e gatshme të çojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›