Grabitet me armë një pikë e transferimit të parave
MEMALIAJ-Një pikë e tranferimit të parave Western Union është grabitur sot në qytetin e Memaliajt.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur sipas policisë një person i maskuar ka hyrë brenda kësaj pike dhe nën kërcënimin e armës ka arritur që t’i marrë pronarit të këtij biznesi një shumë të konsiderueshme parash, duke u larguar pa u vënë në pranga nga uniformat blu.
Këta të fundit bëjnë të ditur se dyshohet se autori i grabitjes është një 30 vjecar nga qyteti i Memaliajt, por cështja po hetohet.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)