Memaliaj, grabitet pika e Wester Union

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Memaliajt ka ndodhur një grabitje me armë zjarri. Burimeve nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 18:45 të ditës së sotme një shtetas i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në një pikë Wester Union-i dhe këmbimi valutor, ku pasi ka kërcënuar punonjësin ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash. Pas grabitjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia gjithashtu bën me dije se shtetasi që ka kryer grabitjen ka qenë i armatosur më një armë tip pistoletë, me të cilën ka kërcënuar punonjësin.
Ndërkohë grupi hetimor I kësaj ngjarjeje konfirmon se grabitësi nuk është identifikuar ende, por dyshohet se ai është rreth 30-vjeç nga qyteti i Memaliajt.
Policia ka ngritur postblloqe dhe po kryen kontrolle në disa shtëpi ku dyshohej se ishte fshehur i dyshuari.