Grabitet një xhami në Lavdar të Voskopojës
KORCË- Vidhet një xhami në fshatin Lavdar të Voskopojës. Sipas policisë së qytetit juglindor persona të paidentifikuar kanë grabitur një sasi lekësh në këtë xhami.
Sipas policisë, këta persona kanë hyrë në ambientet e xhamisë pasi kanë thyer xhamat e saj. Ata kanë mundur të grabisin që aty paratë që ndodheshin në kasafortë.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
(m.a/BalkanWeb)