Greva tek ‘Petro Nini’, në spital një grua, vuante nga diabeti
TIRANË- Sot vijon dita e 6-të të grevës së urisë për familjet në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, që u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi.
Ndërkohë që gjendja e banorëve paraqitet e rënduar, rreth orëve të pasdites një grua është dërguar me urgjencë në spital.
Grevistja Mirela Aliaj vuante nga diabeti dhe gjatë qëndrimit në grevë ka pasur aritmi.
Në grevë aktualisht kanë mbetur 9 banorë.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Sipas tyre, deri më tani nuk iu është ofruar asnjë zgjidhje nga shteti.
(m.a/BalkanWeb)