Rama: Sot më shkulni veshin, më 23 qershor zgjidhni origjinalin, jo kopjen
TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr.1 në kryeqytet. Që në nisje Rama tha se do t’i përgjigjet interesit të qytetarëve, ndërsa ftoi këdo që kishte dëshirë të vinte t’i shkulte veshin.
“Do i përgjigjesha pyetjeve tuaja dhe interesave, nëse ndonjëri do të më shkuli veshin e kam seriozisht le të vijë ta bëjë”, tha Rama ndërsa më pas një vajzë e vogël i është afruar dhe i ka shkulur veshin.
Duke u ndalur tek programi i PS-së, Rama tha se ai është një kontratë me qytetarët.
“E shkruam programin pas një procesi shumë të gjatë, të panjohur më parë, vazhduam të shkojmë qytet më qytet e fshat më fshat, takuam grupe interesi e sipërmarrës, 5 mijë sipërmarrës i takuam fshehurazi, takim edhe me pedagogë, mësues e studentë, një pafundësi njerëzish të punës në fshat, ekspertë të ndryshëm. Sot kemi programin më të detajuar të një partie në këto 20 vite. Është një kontratë që do ua vëmë përpara shqiptarëve, që me votën e tyre të realizojmë gjithçka është shkruar në programin tonë të rilindjes. Sot na ndajnë edhe 53 ditë nga 23 qershori”, tha Rama.
Kreu i PS-së i bëri më tej thirrje anëtarëve të PD që të votojnë për opozitën me qëllim që të shpëtojnë Partinë Demokratike.
Demokratët të shpëtojnë PD duke kaluar me opozitën. PD të kalojë në një proces rikthimi në identitet. Është një parti që lindi nga ëndrrat dhe shpresat, sot e katandisur në parti familjare, që kalon përmes abuzimit të pafund dhe korrupsionit. Ndërkohë që cdo prind e ka një arsye madhore të marrë pjesë në votim, të marrë hak për 8 vite qeverisje që 57% e 15 vjecarëve janë analfabetë funksionalë. Asnjë votë nuk duhet t’i jepet një qeverie të tillë”, tha Rama.
Kreu i PS-së tha më tej se duhet hequr urgjentisht tvsh për biznesin e vogël dhe duhet ulur tatimfitimi, pasi sic shtoi ai bizneset sot luftojnë për të mbijetuar.
“Do ta heqim taksën e biznesit të vogël, ju sot paguani dyfish, do ulim në mënyrë drastike tatimfitimin, shifeni kur të dalë e të thotë të njëjta gjëra, por s’ka gjë se njerëzit këtë radhë do votojnë për origjinalin, jo për kopjen. Do ketë vetëm një administratë të unifikuar tatimore. Prova e qeverisë dhe qeverisjes është ajo që tregon se sa dhe si do ti mbajmë këto zotime, Nuk premtojmë ato që s’bëjmë dot”, tha Rama.
Kryesocilisti tha më tej se, “Ata që jetojnë në fshat kanë arsye të dalin të votojnë. Është vendi ku po kthehen kënetat, mjafton të shikosh tokën e bukës në Maliq dhe të kuptojmë cpo i shkaktojnë vendit ata që janë në qeveri, që tregojnë përditë përralla e mendojnë se njerëzit ushqehen me statistika.Në 23 qershor të votojnë për rotacionin ata që janë në punën e shtetit, mësues e mësuese që mbahen peng me bukën e gojës, ju kërkohet të mohojnë lirinë e tyre, nisen me lista për të dalë në mitingje e koncerte”.
Sipas tij edhe ndihma ekonomike nuk duhet të jepet jepet si lëmoshë. “Njerëzit që kanë mundësitë fizike për të punuar duhet të japin kontribut aty ku komuniteti ka nevojë, që të fitojnë edhe më shumë se sa lëmosha që marrin nga ndihma ekonomike”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)