E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet per te dyten here brenda nje viti nje pike e Ujesjellesit ne Tirane

Grabitet një pikë e arkëtimit të faturave të Ujësjellësit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:40 të pasdites, në bllokun e pallateve midis Shkollës së Baletit dhe rrugës së Elbasanit. Një i ri ka hyrë i pamaskuar në kioskën që shërbente si pikë arkëtimi, dhe aty ka kërcënuar me pistoletë punonjësen duke I kërkuar paratë e arkës.

Autori ka mundur të largohet me rreth 100 mijë lekë të reja, ndërsa arkëtaria ka dalë më pas për të kërkuar ndihmë. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbime të komisariatit numër 1 të policisë së tiranës dhe oficerët e hetimit të vjedhjeve me armë.

Oficerët I kanë treguar fotografitë e disa kontigjentëve me tendencë kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale me shpresë së arkëtaria do të identifikonte ndonjë prej tyre si autor të ngjarjes.

Deri në orët e pasdites nuk bëhej I ditur të ishte identifikuar ndonjë I dyshuar konkret për ngjarjen. Kjo është grabitja e dytë e ndodhur në të njëjtë pikë arkëtimi.

Ngjarja e parë daton një vit më pare u plagos lehtë një prej punonjëseve, dhe rezulton të jetë ende e pazbuluar nga policia.

Në atë kohë pika shërbente për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike dhe ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›