E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet udhëtarja

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 20:23

Persona të panjohur kanë ndaluar një veturë dhe, njërës prej kalimtareve të rastit i kanë grabitur një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe një shumë të hollash.

Grabitësit më pas kanë ikur në drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:00 në magjistralen Prishtinë - Pejë, afër fshatit Dollc të Klinës, njoftoi policia.

Zeqir Kelmendi, zëdhënës, tha të shtunën se, sipas hetimeve të para, dyshohet se sulmuesit kanë qenë me veturë dhe i kanë zënë rrugën një veture tjetër që po qarkullonte në drejtim të Pejës.

Më pas, me dhunë ia kanë marrë çantën një femre, e cila vinte nga Aeroporti i Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›