E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti banesen me arme arrestohet autori 22-vjecar

Nje 22-vjecar eshte vene ne pranga ne oret e para te mengjesit te djeshem nga policia e Durresit pas nje operacioni te organizuar per kapjen e tij. Lajmi eshte konfirmuar gjate dites se djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se qytetit bregdetar Ornela Cako sipas se ciles sherbimet e struktures Per Operacionet Speciale dhe Kerkimin Durres bene te mundur kapjen e Fation Xhuvelaj 22 vjec nga ky qytet i cili prej disa kohesh ishte shpallur ne kerkim. Sipas policise Xhuvelaj ishte shpallur ne kerkim qe prej 14 qershorit te nje viktime pare pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij ne mungese masen e sigurise Arrest me burg per vepren penale te vjedhjes me arme veper e kryer ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij Nezir Kola me date 13 qershor te vitit te kaluar ku eshte tentuar te vidhet banesa e shtetasit M. V. ne lagjen 13 Durres. Nderkohe zedhenesja e policise se Durresit ka sqaruar se per kapjen e Fation Xhuvelajt ne ndjekje te te dhenave te grumbulluara nga struktura ne fjale eshte kryer nje nderhyrje ne oret e para te mengjesit te djeshem ne banesen e te dyshuarit. Pas arrestimit Cako sqaroi se materialet procedurale per ekzekutimin e ketij vendimi penal iu derguan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›