Fyeu dhe goditi gjyqtaren 1 vit burg per Fatmir Ibron
Gjykata denon me 1 vit burg nje shtetas pasi goditi dhe fyeu nje kolegen e tyre nga Elbasani. Vendimi eshte dhene dje ne gjykaten e kryeqytetit pas transferimit te dosjes per gjykim ne kete gjykate nga Elbasani per shkak se incidenti ka ndodhur ne gjykaten e ketij qyteti. Por i pandehuri nuk do te shpetoje vetem me masen e burgut pasi gjykata e ka denuar edhe me nje denim shtese plotesues perkatesisht me 140 mije leke gjobe. Dy ishin akuzat ndaj te pandehurit Fatmir Ibro kundershtim dhe goditja ndaj gjyqtarit dhe fyerja ndaj gjyqtarit per te cilat gjykata e denoi respektivisht me 1 vit burg e tre muaj burg por qe ne bashkim te denimeve u denua perfundimisht me 1 vit burg. Nderkohe qe Ibro kishte kerkuar qe ndaj tij te aplikohej gjykimi i shkurtuar ai perfiton uljen e nje te tretes se denimit dhe perfundimisht i ngelet te vuaje vetem 8 muaj burg. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri Ibro ka ndodhur ne qershor te vitit te kaluar ne Gjykaten e Elbasanit ne zyren e gjyqtares qe vendosi divorcin mes tij dhe bashkeshortes dhe per pasoje edhe vendimin qe femija te rrije me kete te fundit. Ky fakt e ka acaruar te pandehurin i cili bashke me gruan humbi dhe kujdestarine e femijes. Reagimi i tij pas vendimit te gjykates ka qene i dhunshem dhe Ibro pervec fyerjes ka kundershtuar kete vendim dhe ka goditur gjyqtaren e ceshtjes I. M. Pas ngjarjes eshte njoftuar policie e cila ka bere te mundur ndalimin e 44-vjecarit. Me pas Gjykata e Elbasanit shpalli moskompetencen per ta gjykuar kete ceshtje duke qe se gjyqtarja ishte e kesaj gjykate dhe per te evituar akuzat per ndikim ne punen e kolegeve ne shpalljen e vendimit. Ndaj dhe sipas burimeve dosja u kalua per gjykim ne gjykaten e kryeqytetit dhe dje eshte shpallur vendimi nga gjyqtari Ibrahim Hoxha.