E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Drenovica pese ne pranga me 25 kg marijuane

Prej disa kohesh te vene ne shenjestren e agjenteve te policise pas informacioneve te grumbulluara ne rruge operative per nje trafik te mundshem lendesh narkotike pese persona jane arrestuar nje dite me pare nga policia e Beratit pas nje operacioni te koduar Drenovica. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime te policise lokale sipas te cilave ne oret e para te mengjesit ka perfunduar me sukses operacioni antidroge i koduar Drenovica aksion gjate te cilit jane bllokuar e sekuestruar ne cilesine e proves material plot 25 kilograme marijuane dhe kane rene ne pranga pese persona. Policia tha se operacioni eshte finalizuar ne rrethrrotullimin e Poshnjes ne aksin rrugor Berat - Lushnje ku eshte bere i mundur ndalimi i shtetasve Agron Daja 42 vjec Vladimir Daja 34 vjec Mehmet Vrapi 43 vjec Lulzim Vrapi 38 vjec si dhe Kadri Kallmi 27 vjec. Sipas te dhenave te pese keta persona banore te fshatrave te rrethit te Beratit kane qene duke udhetuar me nje mjet tip Mercedes-Benz me targa te Kucoves 19 68 B nga Berati drejt Fierit ku ne mjet ka qene sasia e droges prej 25 kilogram marijuane. Sipas policise te arrestuarit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin prodhonim dhe shisnin lende narkotike nderkohe qe gjate kontrollit te bere ne banesen e Kallmit u zbulua dhe nje granate dore. Te dhena nga policia kane bere te ditur gjithashtu se ne banesen e Agron Dajes u bllokuan dhe dhjete fisheke automatike ushtarak. Sakaq burime te policise lokale thane se keta persona kane qene prej kohesh nen survejimin e policise nderkohe qe po hetohen nga prokuroria per disa veprimtari te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›