E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti gjyshen dhe kanosi hallën, arrestohet

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Arlind Ç., vjec 17, banues në lagjen “Guerile” të qytetit Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 17.30 të ditës së djeshme,  i ka vjedhur, duke ushtruar dhunë fizike, shtetases Sh. Ç. ( gjyshes së tij) 15.000 lekë të reja  si dhe ka kanosur për vrasje shtetasen L. Ç. (hallën e tij). 

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet, në ngarkim të 17 vjeçarit, iu kaluan, për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kanosje” . /Start/

                                                                                             2012-08-27 10:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›