Tepelenë, shkrumbohen dhjetëra hektarë pyje

Ajo bëri me dije se ka zjarri ka përfshirë dhe djegur dhe 10 hektarë pyll me lisa.
Policia tha se ka arrestuar si zjarrëvënës shtetasin Servet Sina, 62 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dhemblan, rreth 30 km larg Tepelenës. Të njëjtat burime thanë se zjarri u shfaq rreth orës 17:00 dhe është shuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
"Një procedurë ligjore për paraburgimin e 62 vjeçarit Sina tashmë ka nisur, ndërkohë që provat materiale i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme", sqaroi policia, duke shtuar se aktualisht në qarkun e Gjirokastrës, deri tani janë evidentuar 11 raste zjarresh të qëllimshme. Gjatë dy muajve të fundit në prefekturën e Gjirokastrës janë arrestuar si zjarrëvënës 14 persona./Start
2012-08-27 11:18