E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis shpërndarja e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se tekstet shkollore do të mund të tërhiqen deri më 10 shtator, datë kur edhe nis viti i ri shkollor.

Këtë vit kompensimi i teksteve shkollore do të arrijë deri në masën 100% për kategori të veçanta nxënësish. Siç bëhet e ditur nga MASH do të përfitojnë rimbursim të plotë nxënësit që u përkasin familjeve që trajtohen me asistencë sociale apo kanë në familje një person me aftësi të kufizuara. Gjithashtu kompensim deri në 100% do të përfitojnë dhe fëmijët e komunitetit rom, si dhe ata të pakicave kombëtare. Një tjetër kategori për të cilën masa e subvencionit nga MASH është caktuar deri në 50%, është ajo e fëmijëve që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 30 mijë lekë në muaj.

Për të përfituar rimbursimin, të gjithë nxënësit që u përkasin kategorive të përmendura duhet të ruajnë faturat e blerjes së teksteve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë masat që të nisë menjëherë shpërndarja e librave, dhe titujt e teksteve shkollore janë shtypur të gjitha në masën 100 për qind dhe nuk ka asnjë mungesë teksti. MASH do të ndjekë të gjithë proçesin për të mos lejuar asnjë vonesë në shpërndarjen e librave. /Start/

                                                                                             2012-08-27 11:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›