E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti motorin ne Greqi pranga te riut

Grabitja e nje motori ne Greqi ka bere qe nje 24-vjecar te bjere ne prangat e policise ne qytetin e Konispolit. Sipas te dhenave te policise lokale gjate dites se djeshme mesohet se pas denoncimit te pronarit te mjetit te vjedhur dhe hetimit te kryer sherbimet policore kane mundur te identifikojne dhe te vene ne pranga te riun Mareglen Lika. Ndalimi i tij eshte bere pardje rreth ores 1400 ne fshatin Ksamil te Sarandes. Pas verifikimeve te policise ka rezultuar se motori me te cilin ai udhetonte model Honda Inova ishte i vjedhur ne Greqi dhe ish-pronari i mjetit e kishte denoncuar grabitjen disa kohe me pare. Pas ndalimit nga policia ndaj 24-vjecarit ka nisur procedim penal. Ai akuzohet per Trafikim te mjeteve motorike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›