E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet tutorja 25-vjecare shqiptare e prostitucionit

Nje 25-vjecare nga Shqiperia e akuzuar si tutore prostitutash eshte arrestuar dy net me pare nga policia italiane pas nje operacioni te organizuar per kapjen e saj si frut i hetimeve prej disa kohesh. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare ne mediat lokale vendase ku sipas agjencise se lajmeve casertaon.it mesohet se Alma Muka 25 vjece ra ne pranga me akuzen se ka keqtrajtuar dhe nenshtruar te pakten 20 vajza te trafikuara ne Itali nga Shqiperia. Sipas agjencise se lajmeve te vendit fqinj behet e ditur se e arrestuara akuzohet se kontrollonte ne rruge vajzat qe prostituonin pasi ishin trafikuar me premtimin e nje pune te rregullt ne Itali. Nderkohe policia italiane tha per mediat lokale se me arrestimin e shqiptares ka ekzekutuar nje urdher ekzekutimi per paraburgim te leshuara nga prokurori i Pergjithshem ne Gjykaten e Apelit te Napolit. 25-vjecarja akuzohet se ne 2006 ka qene subjekt per nje urdher mbrojtje te kerkuar nga nje vajze shqiptare se bashku me 39 vajza te tjera shqiptare dhe italiane. Sipas policise e arrestuara A. Muka bente pjese ne nje rrjet prej me se 40 personash qe ishin kthyer ne nje organizate kriminale duke shfrytezuar seksualisht vajzat e nenshtruara me dhune. Muka kishte detyren e kontrollit gjate ushtrimit te prostitucionit ne menyre qe te verifikonte aftesine e vajzave per te terhequr klientet e rastit. Vajzat jane rekrutuar ne Rumani dhe ne Shqiperi ato kane mberritur ne Itali permes turneve organizuar nga nje agjenci e specializuar e Suceava Rumani permes Hungarise dhe Austrise me objektiv ne qytete te ndryshme italiane duke perfshire edhe Romen e Napolin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›