E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy autoreve te vjedhjes se banesave

Dy persona jane arrestuar nga sherbimet e policise se kryeqytetit dhe ajo e Kavajes pasi kane rezultuar te jene autoret e vjedhjes se dy banesave ne vende te ndryshme ngjarje keto te denoncuara nga pronaret e shtepive te demtuara. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena te policise nje dite me pare sipas te cilave per konsumim te vepres penale te vjedhjes nga Komisariati i Policise nr. 4 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i Artur Daullxhiut 47 vjec banues ne Institut Bujqesor sepse me 6 mars gjate nates dyshohet se ka vjedhur banesen ne pronesi te nje shtetaseje ku ka vjedhur nje sere sendesh elektroshtepiake te cilat iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Gjithashtu policia tha se u realizua ndalimi nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kavaje per Ilvi Meten 20 vjec banues ne Kavaje. Ndalimi i tij u be ne baze te urdhrit te prokurorise sepse dyshohet se me date 3 mars ne lagjen nr. 3 Kavaje dyshohet se ka vjedhur banesen ne pronesi te nje shtetasi. Per dy rastet ne fjale materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise per konsumim te vepres penale te Vjedhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›