E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtonin celulare kapen tregtaret pa licence

Kater persona jane ndaluar dy dite me pare nga policia e Korces pasi akuzohen per tregtim te mallrave kontrabande. Lajmi eshte bere i ditur nga policia lokale nje dite me pare sipas se ciles te ndaluarit jane Olsi Tarushi 34 vjec banues ne lagjen nr. 6 Elvon Mane 33 vjec banues ne lagjen nr. 5 Erion Rapi 30 vjec banues ne lagjen nr. 4 Olsi Tairi 34 vjec banues ne lagjen nr. 14. Te kater personat jane kapur nga policia ne tregun e qytetit te Korces ndersa kane qene duke tregtuar telefona celulare. Pas shoqerimit ne polici organet tatimore u kane sekuestruar mallin qe kishin nxjerre ne treg nderkohe qe ndaj tyre prokuroria ka nisur procedim penal ne gjendje te lire. Ndaj tyre rendon akuza e Tregtimit dhe transportimit te mallrave qe jane kontrabande.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›